VIDEO/ Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë 'live' bashkë në Instagram, përplasen për Zhaklinën dhe Arbrin

VIDEO/ Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë 'live' bashkë në Instagram, përplasen për Zhaklinën dhe Arbrin

Krist Aliaj dhe Luiz Ejlli

Dy finalistët e edicionit që përfundoi të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj i kanë suprizuar fansat e tyre duke u futur në një video-live te profili i këngëtarit shkodran në rrjetin social Instagram.

Duket se ata e ruajnë miqësinë dhe pas përfundimit të realityshowt dhe janë takuar disa herë, siç ishte dhe rasti i sotëm në ambientet e Top Channel.

"Jam me njërin që ma ka ngrirë buzëqeshjen deri ditën e fundit dhe thash ma mori, për atë Zot" - kanë qenë fjalët me të cilat Luizi e ka prezantuar fillimisht Kristin, ku siç duket e ka patur frikën se ai mund të fitonte Big Brother Vip.

"Kemi kaluar shumë bukur bashkë, kemi patur debatet tona dhe ne duhet të ishim kapur më herët me njëri-tjetrin" - janë fjalët që Kristi i thotë Luizit. 

Më pas ata kanë filluar edhe debat në lidhje me opinionistët, ku Luizi ka thënë se me Kristin ka kaluar mirë deri në momentin kur filloi ta mbrojë Zhaklina, ndërsa dhe Kristi i është kundërpërgjigjur se dhe atë e ka mbrojtur Arbëri.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza