Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli ka vijuar me surprizat ndaj ndjekësve të tij. Këtë herë ai ka ndarë një video me fansat që të shohin sesi duket nga brenda zyra e “Vëllait të Madh”, aty ku merreshin vendimet për çfarë bëhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Përmes një videoje, Luizi thotë se duke kërkuar, kishte gjetur një zyrë që i tërhoqi vëmendjen dhe u habit nga ato që gjeti brenda. Siç shihet edhe në foto, në zyrë janë fotografitë e të gjithë banorëve që ishin pjesë e BBVIP, ku në fotot e tyre ka nga një kryq përveç asaj të Luizit.