Luizi i bindur se nuk do jetë fituesi i BBVIP: Është e vdekur që nuk fitoj unë! Do shkoj deri në finale, më pas do eleminohem

Luizi i bindur se nuk do jetë fituesi i BBVIP: Është e vdekur që nuk fitoj unë! Do shkoj deri në finale, më pas do eleminohem

Luiz Ejlli

Pavarësisht se për publikun, këngëtari Luiz Ejlli, shihet si fitues i padiskutueshëm i Big Brother, ky i fundit nuk është aspak i sigurt për këtë. Madje e ka ripërsëritur dhe përmendur disa herë së fundmi mendimin e tij.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha se nuk do e fitojë por jo për gabimin e tij: 

“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.” 

Po ashtu tha se ishte i sigurt që do shkonte deri në finale, por nuk do të fitonte dhe kjo gjë e inatoste.

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë