Luizi i kërkon falje Kiarës: Më fal me gjithë shpirt! Nuk mund të rri pa ty

Luizi i kërkon falje Kiarës: Më fal me gjithë shpirt! Nuk mund të rri pa ty

 Në spektaklin e të martës Luizi me Kiarën nuk e sqaruan konfliktin që kishin me njëri-tjetrin, e madje as në ditët më pas. Por, mbrëmjen e djeshme Luizi i shkoi Kiarës te krevati dhe i kërkoi falje. Luizi i tha asaj se nuk do të donte ta vinte kurrë në atë pozitë  dhe se është  personi i fundit që do i bënte keq. Ai tha se nuk do përsëritet më kurrë e njëjta situatë, pasi ai e dashuron dhe nuk ka synimin ta lëndojë atë, përkundrazi ka momente kur situatat brenda shtëpisë bëhen problematike dhe Kiara nuk e kupton që ai është një konkurrent që lufton fortë. Por Kiara i tha se ka frikë se ai do përsërisë të njejtën gjë.

“Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vendos në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi” i tha Luizi.

“Nuk po të besoj më. Më duket sikur do përsëritet e njejta gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di se sa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj. Nuk është vetëm me një më fal. Pse durove kaq gjatë për të thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo dy ditë më vonë”, iu përgjigj Kiara

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grenxa: 02/03/2023 14:32

    O @shkodran ,je tuj ja fut kot bre burre..! Jam fansi i Luizit dhe per cfar "akuzohet" nga produksioni qe eshte ne sherbim te Oltes,asnje gje nuk ka qene e vertete,se i kemi pare. Nese Luizi luan paster dhe vetem per loje ,se eshte per loje,Olta dhe Dea e ndonje tjeter kane ofenduar ,kane perdour te tjeret,kane bere viktimen dhe luajtur me pisllik,qe produksioni gjithmone i ka fshehur ofendimet e Oltes.Prandaj dhe populli don Luizin. Luizi,gaboi me Kiaren ne rastin ne fjale,sepse nuk mund t'ja bej askush njeriut qe dashuron ate vetem per loje. Dhe Kiara i ka kerkuar vetem qe ai te reagoje dhe te kerkoje falje,por ai vazhdoje ta "tjerr" pa te keq edhe me shume sa po e largonte Kiaren me kete qendrim nga vetja. Problemi eshte se e shfrytezuan produksioni,Olta e "hienat" ,duke u bere "bllok ne mbrojtje" te Kiares,ne menyre qe ajo te intimidohej sa me shume dhe te ndahej nga Luizi. Dhe kjo ka ndikuar pak tek Kiara edhe pse ajo para presionit te produksionit prajmin e parafundit se Luizi nuk e don ne shtepi,ajo iu tha atyre,se ai me ka thene "se do te me coje ne finale" dhe prajmin e fundit nuk pranoi te ishte "dhune"...Pra ,ajo eshte koherente ne mbrojtje te Luizit edhe pse produksioni po ja ben te veshtire dhe me shume duke qene se ajo ka lidhje me Top channel dhe nuk don ti prishi lidhjet . Por presioni vazhdon ndaj tyre,prandaj dhe kjo falje qe Luizi me ne fund i kerkon Kiares,ka shume rendesi per te dy. Produksioni don t'a nxjerr keq Luizin i cili i me famen e tij ,i ka arketu atyre miliona,por duke qene se kane edhe nje "pazar" me Olten,ata po ja "nxjne jeten" aty brenda Luizit dhe Kiares,te cilet duan dhe t'i ndajne me lloj lloj manipulimesh. Se fundmi ,ishte nje zarf i zi dhe ky ishte vetem per Liizin per t'a nxjerrur,por qe t'a benin kete iu duhej dhe nje "fakt" manipulim te fundit duke perdorur Kiaren,te cilen e pyeten disa here ,se "a ndihesh e dhunuar"...!? Mjaftonte nje fjale prej saj qe ajo t'a konfrmonte dhe Luizi do te dilte.Ajo tha, thjesht ,"ndjehesha e bllokuar" .Kjo dhe plus qendrimi i Ermiones dhe Eves ne favor te Luizit dhe ,zarfi u ndrrua ne pauzen e reklamave,ku u lexu nje gje tjeter,nje paralajmerim. Produksioni i ka shkelur rregullat kete edicion ne menyren me flagrante dhe tallet me votuesit qe pagojne,duke nxjerrur ke duan ata qe jane dhe "kerkesat "e Oltes. Kete nuk e bejne dot me Luizin e Kiaren ,se te gjitha sondazhet i cojne ata ne krye dhe sajuan "paralajmerimin" e tejskajshem,e cila do "kap me presh ne dore" Luizin. Per te treguar qe jane te "patolerueshem" ,nxorren jashte Ermionen ( e cila e kishte deklaruar qe donte te dilte),jo se ofendoi kend,por ia "perplasi" ne fytyre te palarat e produksionit,duke treguar qarte se ai mbron figura te tilla si Olta e Dea . dhe ne vazhdim te reagimit te saj te drejte ,konkludoi,se prandaj Shqiperia eshte kjo qe eshte ,se mbeshteten e fitojne modele te tilla. Se fundmi,Kiara e Luizi duhen,por produksioni po intrigon ne menyren me te turpshme duke e vene Kiaren "me shpatuulla pas murit" ,se medemek Luizi e don jashte ate,kur kjo nuk eshte e vertete. Mjaft ti referoheni se cfar ka thene ai kur ishte ne nominim me Kiaren e Bledin per te kuptuar se sa e don ,se sa shume kerkon t'a mbroje ai ate,por me menyren e tij .Por ai ka dhe nje "difekt" qe rrembehet shume ne loje dhe kjo e ka cuar ne disa situata si kjo me Kiaren.

    Përgjigju
  • Shkodra: 02/03/2023 12:24

    Klara po tallet me Luizin,i doli fytyra e vertete,nje djall i vertete,edhe ne gjoftese pajtohen do ken probleme me von,nje materialiste,do ta rruaje kur te dali jashte Luizin pastaj do ti thote mire u pafshim.

    Përgjigju
    • ALTINI: 02/03/2023 12:56

      Pse je kaq trushpelare o shkodran?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja