Sot banorët e BBVA kanë bërë provat e tyre për sfidën e javës dhe duket se janë afruar me njëri-tjetrin. Por, mes provave për sfidën e kërcimit, Luizi ka krijuar hapësirë për të diskutuar sërish temën e tij të dashurisë me Kiarën, temë që kjo e fundit i ka thënë se nuk duhet ta diskutojë më, por duhet "t’i lëj gjërat të rrjedhin”.
Luizi i është afruar sërish Kiarës, por i ka thënë se nuk do ta puth, pasi ajo ka kërkuar hapësirë dhe kohë. Luizi e kishte ngacmuar duke i thënë se do të lë të qetë deri sa të dalim jashtë.
Ai i ka thënë Kiarës se do ta puth sapo të dal jashtë.
“Sapo të dalim. Më beso, këtu brenda do të lë të qetë, por sapo të shkel këmba jashtë kësaj dere, për Zotin. Po të them, se nuk të kam premtuar asgjë por tani po të them e ke të sigurt këtë gjë”, i ka thënë Luizi-Kiarës, derisa kjo e fundit po qeshte.
“Pse thua?”, pyeti Kiara-Luizin.
“Sepse është bërë shumë, një muaj tani kam duruar”, ka deklaruar Luizi duke qeshur.
Ky shkodrani esht ba budalla,plasi per nje puthje te Kiares,a thua se ajo puthje do ti zgjedh te gjitha problemet me Kiaren
Përgjigju