Luizi i vetëm në koncertin që do të mbahet në SHBA! Mozzik nuk i lejohet të shkojë, ndërsa Kiara nuk është e ftuar

Luizi i vetëm në koncertin që do të mbahet në SHBA! Mozzik nuk i lejohet të shkojë, ndërsa Kiara nuk është e ftuar

Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.

Së fundmi ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e një turi koncertesh që do të mbahen në disa shtete të ndryshme nga data 9 deri me datën 19 qershor.

Së fundmi ai ka njoftuar se së bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët në Amerikë me zërin e tij.

E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në Neë York.

Më herët u bë me dije se këngëtari do të fillojë turin e tij në SHBA ku dhe do të këndonte së bashku me Mozzikun.

Mirëpo si duket Luizi do të udhëtojë i vetëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Mozzik, nuk do të marrë pjesë në koncertet e lajmëruara më herët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë reperi i cili ka bërë me dije se se shkak për këtë vendim është bërë fakti se nuk ka mundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu si thonë rregullat amerikane”, shkruan ai.

Ndërkohë, më herët faqja e cila ka organizuar turin e artistëve në SHBA, hoqi edhe emrin e Kiarës nga lista e të ftuarëve speciale, dhe kjo lëvizje ka bërë fansat të mendojnë se mos ndoshta edhe moderatores i është refuzuar viza.

1/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 06/06/2023 22:27

    shume me i bukur duket kur eshte vetem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan