Luizi i ka gati planet për zgjerimin e familjes me Kiarën. Në një bisedë me banorët e “Big Brother Vip Albania”, teksa të gjithë ishin të mbledhur në oborr, ka treguar për planet e tij me Kiarën për fëmijë. Ai u shpreh se do donte 2 vajza dhe një djalë.

“Unë do doja 2 vajza 1 djalë, se dhe djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm. Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë, ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret.

Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea

Ndërsa djalit do ja vendosim emrin e një prej banorëve të BBVip, për shembull Amarildo,” tha Luizi duke qeshur.