Luiz Ejlli ka marrë një vendim për vazhdimin e lojës brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Pas më shumë se 2 muajsh brenda shtëpisë, Luizi bëri të ditur se në vazhdim do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij. Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.
‘Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu’, thotë Luizi.
“Po tërhiqesh, nga Kiara?”, pyeti Armaldo.
“Pse ha m*t kot?, përgjigjet ai.
Kiara ka thënë se nuk e ka problem që Luizi ka marrë këtë vendim dhe ndoshta është zgjedhja më e mirë ta vazhdojnë njohjen dhe marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë.
‘Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja’, i thotë Kiara-Armaldos.
Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.
“Nuk i besoj veshëve për ato që the, që po tërhiqesh nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj’, tha Olta.