Luizi për Arjola Demirin: Ishte lojtarja më false! Ish-bashkëshortin e saj e njoh! Fëmijëve nuk u ka munguar asgjë

Luizi për Arjola Demirin: Ishte lojtarja më false! Ish-bashkëshortin e saj e njoh! Fëmijëve nuk u ka munguar asgjë

Luiz Ejlli dhe Arjola Demiri

Banorët e “Big Brother Albania” komentuan banorët e edicionit të parë duke u vendosur në rolin e opinionistëve. Ata fillimisht komentuan finalistët dhe më pas dhe të tjerët.

Ndërsa banorët po diskutonin, Luiz Ejlli komentoi dhe aktoren Arjola Demiri në lidhje me lojën e saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këngëtari thotë se Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ejlli thotë se e njeh ish- bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

 

S.C//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës