Teksa ndodhen të izoluar në “Burg Brother VIP”, Luizi, Armaldo, Olta dhe Kristi kanë realizuar lojën ‘E kam bërë, se kam bërë’. Të gjithë janë rrëfyer detaje personale rreth jetës së tyre.
Përgjigjet e Luizit kanë tërhequr vëmendjen pasi është shprehur se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak. Luizi e mban në ‘gishtin e unazës’ emrin e ish-të dashurës dhe thotë që nuk e ka fshirë.
Po ashtu, Luizi dhe Kristi kanë pranuar se kanë pasur dy të dashura njëkohësisht.
E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë.