Luizi ka qenë gjithmonë shumë romantik me Kiarën, në mënyrën e tij, që ndonjëherë edhe e ka bezdisur atë, por kësaj here ka tentuar sërish metodën e tij të “afrimit fizik”. Ndërkohë që Kiara po flintë gjumë, Luizi shkoi në shtratin e saj dhe i dhuroi puthje të shumta, ndërsa e pyeti edhe nëse kishte pasur ftohtë gjatë natës, apo nëse kishte fjetur mirë. Por, Kiara vuri jastëkun në fytyrë dhe fjeti sërish, duke e injoruar atë. Luizi nga ana tjetër shkoi tek shtrati i Armaldos, pasi ai ishte njëri prej banorëve që ishte zgjuar.
E teksa po fliste me të, Kiara u ngrit nga shtrati dhe më pas i dha një përqafim Luizit, gjest ky që e lumturoi shumë Luizin. Pak më parë, Luizi i tha Kiarës që duhet të tregohet e qetë dhe e matur me banorët dhe mos provokohet pasi ajo është “thembra e Akilit”.