Gjigandi rus i naftës Lukoil ka njoftuar se do të shesë asetet e tij të huaja pasi Uashingtoni njoftoi sanksione kundër Rosneft dhe Lukoil, me qëllim bllokimin e të ardhurave të Rusisë dhe shtrëngimin e saj për të negociuar një armëpushim në Ukrainë. "Për shkak të vendosjes së masave kufizuese kundër kompanisë dhe degëve të saj nga disa shtete, kompania njofton qëllimin e saj për të shitur asetet e saj ndërkombëtare", tha Lukoil, duke shtuar se procesi i ofertave ka filluar tashmë. Rosneft dhe Lukoil përbëjnë 55% të prodhimit rus të naftës.
Pas vendimit të Trump të njoftuar javën e kaluar, Kina pezulloi importet e naftës nga Moska, dhe India pritet të bëjë të njëjtën gjë. Pekini i frikësohet hakmarrjes së SHBA-së përmes sanksioneve. Pasoja është një rritje e çmimeve të naftës, për shkak të rënies së kërkesës nga blerësit kryesorë të vendit. Sipas Reuters, të ardhurat e buxhetit rus do të "tendosen rëndë", ndërsa importuesit do të kërkojnë furnizime alternative. Duke shitur asetet e saj të huaja, Lukoil do të përpiqet të kufizojë dëmin. Uashingtoni vuri nën sanksione edhe kompaninë tjetër ruse Rosneft e cila bashkë me Lukoil zotërojnë 55 përqind të prodhimit rus të naftës.
Lajmi kryesor:
Kompania ruse e naftës Lukoil, njofton shitjen e aseteve jashtë vendit pas sanksioneve amerikane









