LUKSEMBURG - Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker ka dhënë dorëheqjen pas një skandali duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja në vend. Juncker ishte në krye të qeverisë që prej 18 vjetësh dhe mbi të rëndojnë akuzat se nuk i ka përdorur në mënyrë korrekte, shërbimet sekrete të Luksemburgut.
Largimi nga kreu i ekzekutivit erdhi pas një mbledhjeje të gjatë të qeverisë, ku Juncker ka refuzuar çdo përgjegjësi mbi çështjen, madje ka ironizuar duke thënë se “nëse djersis nuk është se kam frikë, por se bën vapë."
Një raport i paraqitur nga parlamenti flet për disa raste abuzimi nga agjencia e sigurisë së vendit SREL, e cila mbikqyret nga kryeministri. Aty përfshiheshin akuzat për përgjim të politikanëve, organizimin e operacioneve sekrete jashtë mandatit të tyre, shitblerje e makinave private luksoze apo filmime të tipit James Bond me pajisje ore rregjistruese si dhe pagesa në këmbim të aksesit tw zyrtarëve lokalë.
I ashtuquajturi “Ubervater” babai i kombit, Juncker ka qenë kryeministër i Luksemburgut që prej vitit 1995 dhe ka mbajtur edhe postin e kreut të Eurozonës gjatë viteve 2005-2013. Në vendin e tij si kryeministër mund të vendoset emisarja europiane e Drejtësisë, Vivian Reding.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com