LUKSEMBURG, 24 qershor /ATSH-ANSA/ - Sot demonstruam se Evropa beson ende unanimisht në procesin e zgjerimit dhe kërkon ta çojë këtë zgjerim drejt Shqipërisë dhe drejt gjithë Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot zëvendëssekretari italian për Cështjet Evropiane, Sandro Gozi sapo Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian i dha statusin kandidat Shqipërisë. "Jemi shumë të gëzuar", theksoi ai. "Italia ka qenë gjithmonë e bindur se sot duhej të votohej me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Pati unanimitet dhe ishte i duhuri sepse kemi kompensuar sforcot e rëndësishme që Shqipëria kreu", theksoi Gozi. Duke folur për reformat e kërkuara nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Gozi tha se "procesi i zgjerimit është një proces i përbërë nga etapa, faza, impenjime dhe momente verifikimi". "Sot pati një moment verifikimi shumë të rëndësishëm, që mbaroi pozotivisht me statusin kandidat. Tani u përket shqiptarëve që të bëjnë pjesën e tyre. Sipas asaj që do të bëjnë do të shohim sesi do të procedojmë në të ardhmen", deklaroi zëvendëssekretari italian për Cështjet Evropiane, Sandro Gozi./ a.jor.
/Shqiptarja.com











