TIRANE - Kryetari i ri Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi, ka bërë kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, për pengim të qëllimshëm të mbledhjes së të premtes (3 maj). Kallëzimi është bërë edhe për moslejimin e medias për të hyrë në ambjentet e bashkisë dhe të ndiqte punimet e Këshillit Bashkiak.
“Basha pengoi qëllimisht zhvillimin e mbledhjesë se këshillit bashkiak”- tha Aldrin Dalipi. Kallëzimi u bë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak.
Në Bashkinë e Tiranës pati dje një pëplasje mes këshilltarëve të majtë dhe këtij institucioni. E gjithë ngjarja nisi paraditen e djeshme në hyrje të bashkisë, kur këshilltarët e PS dhe te LSI kërkuan, siç e kishin paralajmëruar, mbledhjen e Këshillit Bashkiak me rend dite shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti, por Bashkia e Tiranës ndryshoi bravat dhe mbajti të kyçur sallën e këshillit bashkiak. E gjitha kishte ndodhur gjatë natës së të enjtes duke u gdhirë e premtja.
Cfarë ndodhi të premten në bashki orë pas ore
BASHKIA E TIRANES, NJESOJ SI NE BURG
Në hyrje të Bashkisë së Tiranës ka pasur dje një përplasje midis këshilltarëve të majtë dhe këtij institucioni. Ngjarja ka ndhodhur paraditen e së premtes, kur këshilltarët e PS dhe LSI kërkuan, siç e kishin paralajmëruar edhe më parë mbledhjen e Këshillit Bashkiak me rend dite shkarkimin e Njazi Kosovrastit.
Këshilltarë e majtë kur kanë shkuar në bashki, edhe pse kishin lajmëruar disa ditë më parë për zvillimin e mbledhjes, kur kanë shkuar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak i kanë gjetur dyert të mbyllura, pasi ishn ndërruar bravat e dyerve. Por më herët këtë gjë e ka bërë të ditur edhe sekretari i Këshillit bashkiak të Tiranë Behar Zeneli i cili është shprehur se gjatë natës ishin ndryshuar tre herë bravat si dhe fjalëkalimet e kompjuterave. Po sipas Zenelit, kjo gjë është bërë për të penguar zhvillimin e mbledhjes.
Ndërrimi i brave ishte një gjë evidente nga të gjithë, pasi në dyert që të çonin për te salla e mbledhjeve dukej që bravat e dyerve ishin të reja , krahasuar me bravat e paradhomave. Situata ka agravuar edhe më shumë kur pas hyrjes së këshilltarëve në bashki media nuk është lejuar që të hyjë në ambjentet e Bashkisë nga punonjësit e policisë. Menjëhërë pas kësaj ngjarje kanë reaguar këshilltarët e majtë, duke e quajtur këtë veprim të turpshëm të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Florian Pullazi, këshilltar i majtë në Bashkinë e Tiranës tha “Ështe rast i parë që ky kryetar i bashkisë bllokon mbledhjen e këshillit bashkiak. Ky është një akt i turpshëm, të ndryshosh bravat e dyerve të sallës së këshillit bashkiak”. Ndërsa këshilltarët e majtë duke ironizuar me këtë veprim janë shprehur “Basha ka thënë që qytetari është i pari, por me këtë që po i bën medias ai e ka renditur të fundit atë”.
Ndërsa kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, në lidhje me moslejimin e medias për të pasqyruar ngjarjen është shprehur “Sot, (dje) në diten e lirisë së medias, akti i Lulzim Bashës, duke bllokuar mediat me presionin e policisë bashkiake për të dhënë lajmin e Këshillit Bashkiak, i dënueshem! Presioni i Bashës ndaj medias së lirë, pjesë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Të ndalet çdo akt që cënon lirinë e gazetarëve", - shprehet ai. Por, pas hyrjes së medias dhe fillimit të mbledhjes në paradhomat e sallës së Këshillit Bashkiak, anëtarët e këshillit kanë firmosur një kërkesë ku i kërkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës të hapte dyert e sallës së mbledhjeve, por Lulzim Basha as këtë kërkesë nuk e ka pranuar. Sipas rregullit kërkesa duhet të shkonte te protokolli i bashkisë, por kjo zyrë ka qenë e “mbyllur” edhe pse ka qenë orar zyrtar pune. Ndërsa sipas këshilltarëve të majtë ky ishte një akt tjetër i turpshëëm i kyetarit Luzim Basha, i cili nuk ka lejuar punonjësit e bashkisë të kryejnë detyrën.Por sipas vëzhgimeve të bëra edhe pse punonjësit e zyrës së prokollit kanë qenë aty, dera e tyre ishte i kyçur nga brenda. Kurse punonjëset që kërkonin të hynin në zyrë flisnin në telefon me koleget e tyre për të hapur derën. Ndërsa gjatë votimit për kryetarin e ri në një moment pati një elektrizim nga këshilltarët e majtë, të cilët ndodheshin në korridorin e katit të parë të ambienteve të bashkisë. Reagimi dhe elektrizimi i tyre erdhi si shkak i kalimit për një moment i kyetarit të bashkisë pranë vendit ku ata ndodheshin.
KYÇI
Zyra e protokollit në Bashkinë e Tiranës, ishte e kyçur nga brenda nga punonjëset e bashkisë. Ndërsa punonjëset që kërkonin të hynin në zyrë, flisnin në telefon me koleget e tyre, ku i kërkonin të hapnin dyert, sepse këshilltarët po lagoheshin nga zyra.
KESHILLTARET: VENDIMI KA HYRE NE FUQI, AKT NOMINAL DHE JO NORMATIV
Vendimi për shkarkimin e Njazi Kosovrastit si kryetar i Këshillit Bashkiak dhe emërimi në vend të tij të Aldrin Dalipit, hyn në fuqi edhe pa kaluar procesverbali te prefekti. Kjo pasi këshilltarët e majtë e cilësuan shkarkimin e Kosovrastit dhe emërimin e Dalipit kryetar të këshillit bashkiak si akt nominal dhe jo normativ, ky vendim hyn menjëherë në fuqi pas vënies zyrtarisht në dijeni të tyre dhe kryetarit të bashkisë. Behar Zeneli sekretar i Këshillit Bashkiak shprehet se “Unë jam një sekretar ligjor dhe jo një sekretar politik. Nisur nga kërkesa që kanë bërë dy gupet e Këshillit Bashkiak ajo e PS dhe e LSI-së , thërritëm mbledhjen në funksion të ligjit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pasi ai ky është një akt nominal dhe jo një akt normativ”. Sipas ligjit “Për funksionimin dhe organizimin e qeverisjes vendore” mbledhja e këshillit quhet e vleshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të këshillit. “Mbledhja e këshillit komunal ose bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e vendimeve, sipas përcaktimeve në nenin 33 të këtij ligji. Mbledhjet e këshillit fiksohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe e vërtetimit të tij, përcaktohen në rregulloren e brendshme të funksionimit të këshillit” thuhet në ligj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

Bashkia reagon pas 5 orësh: S'kish mbledhje