Lul Berisha merr fitoren e dytë me shtetin! Gjykata i kthen licencat e 1.2 mln litra naftë të 'Rajan 2007'

TIRANË- Teksa Lulzim Berisha, i ashtë-quajturi nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit, ka fituar betejën ligjore me SPAK dhe OFL-në për konfiskimin e automjetit të blinduar tip BMË, “Shqiptarja.com” mëson se në muajin tetor 2020 Berisha ka fituar me shtetit një tjetër përballje ligjore.

Bëhet fjalë për një proces gjyqësor që flet për heqjen e licencës së kompanisë së naftës “Rajan 2007”, e cila administrohet me 40 për qind të aksioneve nga “i forti” i Durrësit Lulzim Berisha.

Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” tregohet qartë se që prej datës 7 tetor 2020 aksionerët e kompanisë së naftës “Rajan 2007”, Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, kanë rifituar licencën e biznesit që administrojnë dhe tashmë kompaninë e kanë të lirë për të kuperuar në tregtinë e naftës. 

Licencat ishin hequr në muajin shkurt dhe Maj, pas një shkrese të dërguar nga kryepolici Ardi Veliu,që fliste për “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Kompania “Rajan 2007”, ka tre licenca koperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Vendimi për dhënien e licencës mësohet të jetë marrë në datën 7 tetor, nga Gjykata Administrative në Tiranë, ku kompania “Rajan 2007”, kishte paditur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve dhe Policinë e Shtetit, ku kërkonte heqjen e masës së pezullimit të licencës tregtare të vënë nga këto dy institucione.

Çuditërisht ky vendim i shkallës së parë nuk është apeluar nga asnjë institucionet në gjykatën e administrative të Apelit. Ndërkohë në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se vendimi i gjykatës është ekzekutuar në datën 21 tetor 2020, duke njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Policinë e Shtetit dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit të pezullojë masën e revokimit të licencës për shoqërinë “Rajan 2007”. Kjo është fitorja e dytë e Lulzim Berishës, në përballjet me instancat shtetërore, të cilat në fillim të muajit shkurt 2020, ndërmorën një sërë nismash për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, që administrohet nga Lulzim Berisha dhe rrethi familjar i tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Posaçme në Tiranë, urdhëroi kthimin tek Lulzim Berisha të makinës së blinduar tip BMË, të cilën Berisha e kishte blerë disa vite më parë tek Redjan Raja, Fushë-Krujësi që sot ndodhet në burg për atentatin me armë kundër prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharemit dhe shoferit Andi Maloku. Në muajin Maj 2020 oficerët e OFL-së, sekuestruan 1.2 milion litra naftë në depozitën e shoqërisë “Rajan 2007”, por tashmë kjo sasi nafte ashtu si makina e blinduar i është kthyer aksionerëve Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi.

Rikthimi i liçencës për 1.2 milion litra naftë

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjygjtari: 26/10/2020 20:29

    Ai me tha ma kthe pasurine se te vras. Shteti ma tha mos na ngaterro ne me ate pune. Nje kolege me tha a e pe qe nuk e mbajtem as ne burg se kishim frike. Pra mos me akuzoni se nuk ma ka fajin as shkolla as korrupsioni. Thjesht po mendoj mos te kem armiq te fuqishem ne nje vend te pafuqishem.

    Përgjigju
  • Bujari: 24/10/2020 18:09

    TURP I MADH....

    Përgjigju
  • Liu: 24/10/2020 15:27

    Akoma jane banditet e SALI BERISHES ne gjykata!gjysma e tyre dolen jashte sistemit per gjobvenjet qe kane bo,per vite keto bandite te drejtesise,por ka akoma qe japin te tilla vendime siç eshte rasti ne fjale!po nuk u larguan keto miliardera nga drejtesia ky vend nuk ka ecje perpara.

    Përgjigju
  • OFL leshi: 24/10/2020 12:53

    Kur behen sekuestro në menyre gangsterre e pa mbeshtetje në ligj, tani do marri edhe demshperblim ky harbuti. Prandaj shteti duhet te jet serjoz e mos te veproje per llogari te impulseve politike momentare Tani merr edhe demshperblim edhe ja qershia mbi torte. SKA NEVOJ PER OFL.

    Përgjigju
  • Niku: 24/10/2020 11:24

    Ofl eshte krijuar per te legalizuar pasurite e te forteve

    Përgjigju
    • Xhaja: 24/10/2020 11:47

      Per fat te keq keshtu po rezulton!

  • Dashi: 24/10/2020 11:14

    Ky ka fut ne thes qeverine, gjykatat dhe komisionerin publik qe sboni ankim per Anita Micin qe e liroi nga qelia. Turp e faqja4e zeze per ket shtet

    Përgjigju
    • Durresi: 24/10/2020 12:15

      Ne fakt,keta e nxjerrin qeverine nga thesi i tyre dhe jo e kunderta.. Se nuk shpjegohet ndryshe

  • altini: 24/10/2020 11:04

    luli esht cun i mire e prandaj i hecen ne jete(ironi).ky kapoja ketu mund te mari cdo gje te fituar me gjakun e te tjereve por para Zotit do paguaje te gjithe krimet e tij por dhe ajo moter qe i ben mbulim turp te kete.edhe pse e ka vella duhet ta haje turpi e zori plus mallkimet e viktimave te atij vellai. per mendimin tim luli e di qe ka nje bote kriminelash kunder e nuk mund te vdesi kur ti vije natyral por ben mire te pendohet se me kete biznesin e naftes i shkel ne kallo ca biznesmeneve te medhenj e sigurte qe kan qene ata qe bene ti sekuestrohej nafta.tani qe e rimori .....

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 24/10/2020 10:41

    Ja dhe OFL na doli flluske sapuni

    Përgjigju
    • alfonsi: 24/10/2020 11:23

      o debil nuk eshte OFL flluske po gjykatat e korruptuara jam alfonsi spiun

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën