Lulëzim Basha dhe Noizy, dy dibranët VIP

Shumë pak vetë e dinë që Lulëzim Basha e konsideron Noizyn ndër artistët e tij më të preferuar, por edhe Noizy gjithashtu e ka pikë të dobët kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Do të thoni ju se cila është e përbashkëta që i lidh këta të dy: asgjë më shumë sesa janë patriotë, pra kanë lindur dhe janë rritur për një periudhë në Dibër, që të dy këndojnë referenin “O malet e Dibrës”. Pra duket se rrënjet e origjinës i lidhin ata kaq fort me njëri-tjetrin, prandaj edhe gjatë koncertit të një ditë me parë me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë ata kanë vendosur që të kenë një kujtim, pra të zyrtarizojnë miqësinë e tyre në publik.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha