Lule te lapidari me Mehmet
Shehun, deputetja kërkon falje

Lule te lapidari me Mehmet<br />Shehun, deputetja kërkon falje<br>
Me rastin e përkujtimit ditën e djeshme në Fier të 75-vjetorit të aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë, shkaktoi mjaft polemika fakti që deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima, kishte vendosur lule në një lapidar, mbi të cilin qëndronte edhe fotoja e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

Trysnia e shkaktuar në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme nga një gjë e tillë, e ka detyruar ligjvënësen e majtë që nëpërmjet një reagimi në Facebook, të kërkojë falje për këtë gjest.

Qëndrimi i deputetes Antoneta Dhima

NDJESË PËR TË GJITHË ATA QË MUND TË JENË LËNDUAR!

Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.

Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.

Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët.

reagimi

(Reagimi i deputetes socialiste)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024