'Lulëzojnë' shtëpitë e barit edhe në Shqipëri, operacioni anti-drogë  në Krujë do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, në terren mbi 200 efektivë të RENEA dhe FNSH

'Lulëzojnë' shtëpitë e barit edhe në Shqipëri, operacioni anti-drogë  në Krujë do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, në terren mbi 200 efektivë të RENEA dhe FNSH

1622286735_droga.jpg

Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta, ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin anti-kanabis që ka nisur në rrethin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.

Gazetari Rusta bën me dije se për herë të parë, në zonat e kultivimit të kanabisit është përfshirë edhe zona e Dumresë, qyteti i Belshit dhe rrethinat e tij dhe Divjaka.

Ky operacion anti-kanabis është më i madhi që ndërmerret në vend, pas atij në Lazarat, ndërsa tashmë duket se trafikantët nga kultivimi në terren të hapur, kanë filluar të rrisin bimë kanabisi me llamba nëpër bodrume apo banesa të braktisura.

Të ashtuquajtura 'shtëpi bari' duket se janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin, ku disa raste janë evidentuar edhe më parë në Fier.

Ky mega-operacion i Policisë që ka nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm pritet të përfundojë në fundjavën e ardhshme.


Lajmi kryesor:

VIDEO dhe FOTO ekskluzive/ Operacion masiv anti-kanabis në Krujë e Fushë-Krujë! Zbarkon RENEA dhe FNSH, 7 të shoqëruar! SPAK merr në dorë hetimet! Guardia di Finanza zbuloi parcelat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump