Një lulishte më shumë iu shtua Tiranës në Njësinë nr.7, por jo e fundit. Favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar hapësirën brenda bllokut të banimit në zonën e Mozaikut të Tiranës.
Punonjësit e saj kanë larguar inertet e ngurta të cilat ishin hedhur, dhe kanë bërë dekorimin e gjithë hapësirës. Krahas ndërtimit të trotuareve, janë vendosur edhe stolat si dhe koshat e rinj.
Tashmë lulet dhe pemët e reja të mbjella aty kanë krijuar një hapësirë të re ku banorët e zonës mund të shijojnë disa momente çlodhjeje nën hijen e pemëve dhe freskinë që të dhurojnë lulet.
10 metra katrore bahce e quani lulishte?
Përgjigju