Lulzim Basha del nga 'linja',
apo telekomandohet nga Tirana?

Lulzim Basha del nga 'linja',<br />apo telekomandohet nga Tirana?
Lulzim Basha ka dhënë një intervistë në Zërin e Amerikës, ku bën të qartë qëndrimin e tij lidhur me 21 janarin e vitit të shkuar dhe lidhur me hetimin e gjykimin e kësaj çështjeje; dhe me siguri, shumë demokratë (anëtarë të PD-së) që e kanë lexuar me vëmendje, mund të kenë pyetur veten: Është çmendur ky njeri? Për dy arsye. Së pari ai flet me një ton ex cathedra, me një ton gati-gati presidencial; me fjalë të tjera, flet si një njeri që është larg palëve në konflikt, ose mbi palët, dhe u jep mend këtyre të fundit: “Protagonistët e kësaj ngjarjeje duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në raport me ngjarjen dhe qytetarët, në kuptimin e përmbushjes së 12 prioriteteve të BE. Të vendosim interesat e qytetarëve mbi ato partiake dhe të bashkëpunojmë. Këtë na e ka thënë Brukseli dhe ma kërkoi edhe Washingtoni gjatë qëndrimit tim këtu. Rruga evropiane e Shqipërisë do të thotë së pari një sjellje europiane për të gjithë aktorët politikë. Kjo fillon me pranimin e aktorëve të lojës. Asnjë motivim personal nuk duhet të ndërhyjë në rregullat e shtetit ligjor”.

Së dyti, Lulzim Basha është i pari dhe i vetmi nga maxhoranca që guxon të përmendë viktimat nga një optikë neutrale; guxon t’i nënvizojë në fillim fare, kur flet për atë ngjarje, e pastaj përmend dhunën ndaj institucioneve; guxon më në fund t’i quajë “të pafajshme”. Rrjedhimisht për Lulzim Bashën atë ditë janë vrarë katër njerëz të pafajshëm. Në rrethana të tilla, prokuroria ka për detyrë të gjejë autorët e krimit.

Lulzim Basha paska bërë seanca egzorçizmi në SHBA. ah/shqiptarja.com/respublica.al

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset