Haxhiu: Lulzim Basha ishte prezent në arrestimin e Latif Gashit, UNMIK i zhduku diçka të rëndësishme

Haxhiu: Lulzim Basha ishte prezent në arrestimin e Latif Gashit, UNMIK i zhduku diçka të rëndësishme

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka zbuluar fakte të reja rreth punës së kryetarit të PD’së Lulzim Basha, ku ai ishte pjesë e UNMIK’ut dikur në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se Basha kishte marrë pjesë në bastisjen dhe arrestimin e ish komandantit të UÇK’së, Latif Gashit në vitin e 2002 me UNMIK’un.

Ai po thotë se Basha nuk kishte lënë përshtypje të mirë tek familja Gashi me sjelljet e tij dhe për shkak se ishte humbur një ditar që ishte shumë i rëndësishëm i Latif Gashit.

Deputeti i PDK’së po thotë se ai ditar i cili ishte si “prova e 49”, ishte shumë i rëndësishëm pasi sqaronte të gjithë të vërtetën e Latif Gashit, mirëpo ai u zhduk dhe u përdor nga hetuesit e prokurorët e huaj për manipulime me ish-ushtarët e UÇK’së.

“Ka raste që i njëjti person ka marrë pjesë edhe në bastisjet e Latif Gashit në vitin 2002, kur është arrestuar për krime lufte Latif Gashi në janar të vitin 2002, Lulzim Basha ka qenë me ta, është mirë të sqarohet”, tha Haxhiu, transmeton Metro.

“Nuk ka lënë përshtypje mirë të familja Gashi në atë periudhë kohore, për shkak sjelljeve dhe për shkak një ditari që ka humbur që ka qenë dokument në atë periudhë kohore”, tha Haxhiu në Klan Kosova.

“Prova materiale 49 ka humbur që ka qenë ditari personal i Latif Gashit, gjatë procesit hetimor është zhdukur si provë, ajo kish me qenë dhe me vërtetu se ku ka qenë Latif Gashi, por hetuesve dhe prokuroreve asaj kohe nuk ju ka interesu si duket ajo e vërtetë, por ju ka interesu manipulimi siç kanë bërë ndaj shumë ish-ushtarëve të UÇK’së”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK’së tha se tani do të dalin të gjitha faktet dhe të vërtetat për sjelljet ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së nga ndërkombëtarët dhe disa shqiptarë që ishin të lidhur me ta. /Temaonline

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Pas akuzave të deputetit Bekim Haxhiu/ Reagon PD: Të fabrikuara, bëhen për llogari të Ramës

Përmes një komunikate për mediat, Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka dhënë detaje rreth rolit të Lulzim Bashës, kur ai ishte pjesë e UNMIK-ut dikur në Kosovë.

PD ka shprehur keqardhjen që Haxhiu  i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të Edi Ramës, duke u bërë kështu pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në Shqipëri.

 “Duke u nisur nga deklaratat e deputetit Bekim Haxhiu, Partia Demokratike informon se Lulzim Basha, në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar të shtunën për RTV Ora edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson", thuhet në njoftimin e PD, e cila nënvizon se deklaratat e fabrikuara, si ato të deputetit Bekim Haxhiu apo të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë asnjë të vërtetë.

"Ato bëhen për llogaritë elektorale të Edi Ramës, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", vijon reagimi.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prenge doda: 17/11/2020 00:19

    O LUL O KOPIL i serbise ,,KE HETUAR UCK,,,SEPSE ka qene si parti e majte,,,me lidhje me PS NE shqiperi...////..UCK DUHET TA ELEMINOJE LUL TRADHETARIN...

    Përgjigju
  • Pelioni: 14/11/2020 20:01

    Dil lulush dhe thuaj çke bërë,ti Argita e salheu me sërë,për Serbinë keni punuar,Kosovën keni tradhëtuar,boll më me lot krokodili,fare e keqe,fare kopili,që veç zi e vdekje ndillni,gati fli për Serbi të bini,veç shqiptar mir mos të shihini,Serbin në Adriatik të nxirrni,.

    Përgjigju
  • UCK: 14/11/2020 17:21

    Bashen duhet me shkerdhy gjithe UCK per zullumet qe ka bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë