TIRANE- Mes 1544 aplikuesve administrata e Bashkis së Tiranës nuk arriti të përzgjedhë 385 familje të cilët përfitonin banesë sociale në Shkozë. Data 20 maj ishte afati i fundit  që Këshilli Bashkiak të mblidhej për të miratuar listën e familjeve që duhet të strehoeshin në Shkozë.

Nga sot Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe të gjithë këshillat e bashkive të tjera, shpërndahen sipas Kodit Zgjedhor dhe nuk mund të zhvillohet asnjë mbledhje. 

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Lulzim Basha, nuk arriti që në 1 vit e 3 muaj të përzgjedhë familjet përfituese. Ja 6 pyetjet që shpjegojnë se pse u “dogjën”, banesat sociale në Shkozë.