TIRANE- Partia Demokratike do të zhvilloi në Tiranë një protestë në datën 20 shkurt. Kryetari i PD, Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë që ai drejton nga ku theksoi se ky tubim i opozitës do të bëhet në të njëjtën ditë në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Basha akuzoi qeverinë se po varfëron vendin dhe se siguria në vend është minimale, gjë sipas tij çon në një protestë të domosdoshme. Në fjalën e tij prej 20 minuasht, kreu i PD-së akuzoi qeverinë se çoi ekoniminë e vendit në kolaps dhe se parashikimet e Partisë Demokratike dolën të gjithë dhe për këtë opozita duhet të veprojnë me një protestë marshimi në kryeqytet, vend ku Basha është edhe kryetar i Bashkisë. “Por është e qartë se nuk mjafton.
Në situatën e krijuar, kjo qeveri që bën shurdhen dhe strucin ngaqë nuk dëshiron të dëgjojë e të shohë, ka nevojë për një shkundje të fuqishme popullore. Kemi vendosur që 23 vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës të mos jetë vetëm një përkujtim, por edhe një ditë e madhe refuzimi dhe proteste popullore kundër gjendjes së rendë ekonomike, pasigurisë së frikshme, arrogancës, arbitraritetit, mashtrimeve dhe paligjshmërisë që ka ngritur në sistem qeveria e sotme. Ky do të jetë një marshim proteste, i thirrur dhe i drejtuar nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare”,- tha ai.
Pak orë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryetari Sali Berisha theksoi në rrjetin e tij social se data 20 shkurt do të simbolizoi edhe fillimin e protestave më të fuqishme në historinë e vendit. “20 shkurti, fillimi i sezonit të protestave më të fuqishme në historinë e vendit. 20 shkurti, dita e përmbysjes së shtatores së disktatorit barbar dhe busteve të gjalla të bllokmenëve hoxhist, fillimi i protestave për fundtin e regjimit neobllokmenëve që erdhën në pushtet. Bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë. Miq të gjithë në protestë”, theksoi Berisha në “facebook”
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com