TIRANË - Kreu i mazhorancës Berisha ka mbledhur një natë më parë grupin e punës që do të organizojë fushatën elektorale në qarkun e Tiranës. Takimi i zhvilluar në selinë qëndrore të PD ka qënë i nivelit organizativ dhe ka përmbledhur të gjithë deputetët, krerët e grupseksioneve dhe seksioneve së qarkut si dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në fillim ka qënë kreu i bashkisë Basha ai që ka informuar në lidhje me të gjitha takimet e zhvilluara në 11 njësitë bashkiake në kryeqytet e më gjërë, duke bërë një panoramë të gjendjes, por dhe vështirësive që janë hasur në punën me njerëzit, ndoshta dhe për shkak të konsumit në tetë vite qeverisje, por dhe për shkak të pamundësisë së punësimit të militantëve në këto 4 vite për shkak të koalicionit me LSI dhe kontratës për 20 përqind të administratës.
Mësohet se kreu i bashkisë së Tiranës, do të jetë njeriu që do të udhëheqë fushatën në këtë qark, dhe në mënyrë simbolike për shkak se në zgjedhjet vendore të 8 majit të vitit 2011 ishte ai që zuri vendin e paraardhësit të tij, kreut të PS Edi Rama pavarësisht se pati akuza dhe diskutime në lidhje me vërtetësinë e këtij rezultati, që u nda me dhjetë vota në favor të kreut të PS, por që pas hapjes së kutive me fletët e gabuara, rezultati i përmbys në favor të kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Madje me sa duket këtë ka pasur parasysh dhe kreu i mazhorancës Berisha, teksa duke komentuar mundësinë e e kandidimit të kreut të PS Edi Rama jashtë kryeqytetit, tha se ai nuk kandidon në Tiranë sepse i del përpara Lulzim Basha.
Mësohet se pavarësisht se kryeministri Berisha kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, duke përfaqësuar sërish Kavajën, grupi i punës përpos Bashës kryesues do të ketë dhe kreun e PD për Tiranën, ministrin aktual të Jashtëm Aldo Bumçi, Ministren e Integrimit, njëherësh zëdhënëse të fushatës Majlinda Bregu që pritet të kryesojë dhe listën e kandidatëve të PD në qarkun e Lezhës si dhe kreun e FRPD deputetin aktual Gerti Bogdani.
Mësohet se në këtë mbledhje të organizuar nën drejtimin e Berishës në selinë qëndrore të PD është vendosur aplikimi i të njejtës fushatë që u bë në zgjedhjet vendore të 8 majit për bashkinë e Tiranës, e përkthyer në takime derë më derë me njerëzit, premtime të realizueshme dhe një gjuhë me tone të zbutura jashtë akuzave dhe marrjes me kundërshtarin politik. Nga ana tjetër është kërkuar dhe një bashkërendim me aleatët e koalicionit parazgjedhor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com