Basha 'harron' largimin e Ramës dhe refuzon ndërkombëtarët: Duhet hapur rruga e integrimit! (VIDEO)

SHKODËR- Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme në Shkodër me disa drejtues të PD në Shkodër dhe ish-deputetë demokratë. Basha tha se duhet hapur rruga e integrimit europian, ndërsa deklaroi se nuk ka dialog mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama por nuk përmendi kushtit e tij të mëparshëm se nuk do ketë tryezë me Edi Ramën kryeministër. Lideri demokrat u shpreh se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë nga jashtë duke e konsideruar prioritet të PD-së

"Cdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale. Cdo kandidat i Ramës ka rekorde kriminale dhe këtë e dinë të gjithë. Nuk është vetëm qarku i Shkodrës përjashtim. Përgjegjësitë e PD janë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. As Rama dhe as organizata e tij kriminale nuk kanë përgjigje dhe as zgjidgje për Shkodrë. Vendi ndodhet në një udhëkryq delikat. Ne si opozitë kemi mundësin për t'i dhënë shqiptarëve zgjidhjet që meritojnë. Kriza është formuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin. Kjo do zgjidhet vetëm duke ndarë politikën nga krimi. Ne do vazhdojmë betejën deri në fund, të cilën nuk e bëjmë për karriget tona. Ky është një qëllim që bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm. Ne duhet t'i japim shqiptarëve rrugën e daljes nga kjo krizë për të cilën Edi Rama nuk ka as përgjigje.

Bashkë me platformë n që do paraqesim bashkë me qytetarët  do të sigurohem që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e shkurtër. Ka një zgjim të madh brenda dhe jashtë vendit. Kjo situatë nuk do të zgjasë dhe nuk mund të zgjasë. E keqja mbi të mirën nuk mund të triumfojë. Shkodra ka qenë simbol i kësaj qëndrese. Kam ardhur si duhte të vijë çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot. Do të hapim rrugën e integrimit europian të vendit.

Nga jashtë kemi miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli.

Prioriteti ynë është t'i japim fund krizës politike. Prioriteti kryesor është ndarja e politikës nga krimi. Po të mos ishte për qëndresën e opozitës vendi do ishte pa shpresë. Opozita ka pushtet moral. Nëse pushtetin e definonin si pushtetin e Tom Doshit, ky është pushteti i antivlerave. Shpresën e shikoj tek vendosmëria dhe qëndresa e shkodranëve. Është e lehtë të rrish në pushtet me para të pista, por është akoma më mirë të qëndrosh ashtu si bëri Shkodra", u shpreh Basha.

Basha u takua edhe me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.Ata zhvilluan një takim të shkurtër në ambientet e bashkisë për të vijuar më pas turin e takimeve informale me qytetarë të Shkodrës. Në takim mësohet se është diskutuar mbi krizën politike dhe aksionin opozitar dhe organizimin e protestave të opozitës.

Lideri demokrat shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gament Bardhi, i cili është njëherazi koordinator politik i PD për qarkun e Shkodrës. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 17/09/2019 17:18

    A e dini historine e nje burri ne Cakran,ne vitet pad çlirimit por me nje dallim qe ky ishte shume i ndershem,jo si kjo.Kete e hoqen nga puna,kryetar ne fshat dhe ky nuk donte dhe nuk dorezonte vulen.E vune poshte,tre o kater vete dhe perfundimisht ja moren vulen.Kur e degjova kete histori isha i vogel.dhe me mbeti ne kujtese.Ja qe historia perseritet ne Shkoder por per keq!Ata pleqte ne Cakran e dine historine e vules,dhe thone na u bere si vula e Voltanes......

    Përgjigju
  • Shkodrane: 17/09/2019 16:30

    Ke te drejt ti o Lul te flasesh derisa Rama ta la prap Shkodren ty dhe molotovit.Dhe me e keqja eshte se mori ne qaf Shkodren dhe nuk jep asnje zgjidhje nga lufta e brendshme qe kan per karrige.Tani qe mori gjith Shqiperine nuk i rruhet fare atij ti japi zgjidhje Shkodres.Te gjith nje m.. jeni.

    Përgjigju
  • Taraboshi: 17/09/2019 16:13

    Rama ik ....Voltan shko q....u dhe Badha ha nje m... t

    Përgjigju
  • tini: 17/09/2019 15:36

    Lul shqiptaret me teper besojne tek nderkombetaret se sa tek politiqenet shqiptar.Mos u bej trim koti se ke per te dale para drejtesise qe vetem nderkombetaret po e mbeshtesin

    Përgjigju
  • YYY: 17/09/2019 13:37

    Lul, je kryeopozitari i vetem ne planet me rekorde rekord. Dukesh i telekomanduar, hiqe spinen nga ndonje prize ne lindje e burri i dheut. Dronet bejne deme, por ndodhe qe kane fund te keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)