Lulzim Basha reagon pas statusit
të Ramës në Facebook 

Lulzim Basha reagon pas statusit<br />të Ramës në Facebook 
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook duke akuzuar edhe njëherë qeverinë Rama se po abuzon me tatimet dhe pajisjet fiskale.

Gjatë deklaratës së postuar në rrjetin social Basha është shprehur: Kryepergjegjesi per vjedhjen e 160 milione dollareve nga tatimet dhe doganat sapo deklaroi se numri i pajisjeve fiskale qenka rritur me plot 25 mije gjate qeverisjes se tij.

Pra numri i kasave qenka rritur. Taksat u rriten. Tarifat u rriten. Aksizat u rriten. Faturat e energjise u rriten. Cmimi i naftes ne qiell. Atehere ku jane parate qe i mungojne buxhetit?

Dridhen e perdridhen me lloj lloj perrallash, por e verteta eshte se miliona dollare qe i mungojne arkes se shtetit kane perfunduar ne xhepat e qeveritareve. Vjedhin taksat e qytetareve dhe u tregojne burgun atyre qe luftojne per buken e gojes. Kjo eshte e verteta e tmerrshme qe nuk mbulohet dot me shoshen e propagandes bajate.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor