Lulzim Basha rikthehet në Tiranë 
pas 1 muaji, Kosova: Jep llogari!

Lulzim Basha rikthehet në Tiranë <br />pas 1 muaji, Kosova: Jep llogari!
TIRANË - Lulzim Basha, kryetari i PD, njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi i kanë rënë kryq e tërthor Shqipërisë, pasi i ka ardhur rreth e rrotull kryeqytetit, më në fund ka zbarkuar në Tiranë, në takimin e kandidatit të opozitës për kryeqytetin me qytetarët. Por Halim Kosova e ka pritur atë me kritika, duke thënë se duhet të japë vetë llogari për premtimet e pambajtura, ndërsa ai do t’i rregulloj problemet. Kosova e nisi me batuta për Bashën duke i kërkuar atij të japë llogari çfarë nuk ka bërë në këto vite e duke thënë se sapo ai ta zëvendësojë Bashën në bashki do të rregullojë “gabimet” e tij.

“Jemi këtu me Bashën, të japë llogari se çfarë nuk ka bërë e unë do i rregulloj. Unë në pozitën e një menaxheri të qytetit do të jem më pranë jush duke përdorur praktikat që kam përdorur në shëndetësi. Unë do i shtrij dorën në mënyrë që të gjithë shërbimet e bashkisë të vijnë tek ju“, tha Kosova. Një deklaratë të tillë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës e bëri në takimin me të rinjtë të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” ku ishte i pranishëm edhe kreu demokrat i cili për herë të parë shfaqet në krah të tij, me sa duket dhe si formë kritike që për një muaj Basha, Berisha dhe deputetët e kanë lënë vetëm. “Unë kam një kënaqësi të veçante që jam me ju, jeni një ndër brezat që ju kam shërbyer në ditët e para të jetës, duke dëgjuar të qarat e parë si një përshëndetje. Konfliktet politike nuk sjellin bereqet.

Ti themi mjaft MJAFTIT dhe pro besimit qytetar, fjala mjaft s’duhet të ekzistojë. S’më vjen të bëj humor kur qytetarët vuajnë mjerimin. S’është koha për të qeshur, mjerë ajo qeveri që s’i kthen sytë nga rinia”, tha Kosova. Ndërkohë pati dhe një takim me shtesat në në nevojë është shprehur se për këto shtresa është premtuar shumë, por nuk është bërë asgjë. Midis ankesave dhe pakënaqësive të shumta që shtruan të pranishmit në takim. “Që nga koha e Edi Ramës janë ndërtuar banesat sociale dhe akoma nuk janë shpërndarë. Jemi me qira 17 vjet. S’respektohet asnjë sinjalistikë për ne invalidët. Kurse për parkimet për invalidët na i dha Edi Rama dhe na u hoqën, por s’dimë pse. I kemi bërë kërkesë bashkise aktuale, por asnjë përgjigje s’kemi marrë”, tha një pjesëtar në takim.

“Kur them dera e bashkisë do të jetë e hapur, puna e parë që më shkon mendja them: Po si do futen në bashki? Sepse s’kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme që t’u përkojë aftësive fizike për të hyrë në bashki. Edhe për këtë do të shikoni një zgjidhje origjinale që do të bëjë shumë shpejt me të marrë bashkinë në dorë. Duhet më shumë me ju dëgjuar, sepse jo vetëm në katër vitet e fundit është bërë shumë dhe nuk është bërë aq sa duhet për ju. Ju jeni dëshmitarë, që në shumë fushata ju takojnë, ju mbledhin rreth e përqark, ju bëjnë premtime dhe ju ikni të gëzuar.

Por në shumicën e rasteve, siç jam në dijeni, premtimet ngelën në letër”, tha Kosova. Ai tha se në programin e tij do jenë të përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuar dhe se ai do trajtojë problemet e shqetësimet e tyre. Ndërsa Basha tha se “Kosova është mundësia më e mirë që kanë qytetarët e Tiranës për ta bërë atë një qytet më të jetueshëm. Rama të luftojë papunësinë siç më lufton mua”.


Shkrimi u publikua sot (17.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print

Redak
sia Online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve