DURRËS- I rikthyer së fundmi në politikën aktive, ish kreu i PD Lulëzim basha në një takim me të rinjtë në Durrës paralajmëroi se ata që thurin plane për asgjësimin e Partisë Demokratike, duhet të harrojnë se do ndodhë një gjë e tillë. Ish krye demokrati Basha është i bindur se PD do të jetë një shpresë për Shqipërinë.
"PD do kthehet prapë në shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ta harrojnë ata që thurin planë se do ta zhdukin PD, e kundërta do ndodhë. Ne nuk jemi dhe s’kemi lindur për veten tonë, por për njerëzit. Ndonëse e kemi humbur udhën po e gjejmë bashkë me ju, veçanërisht falë rinisë", tha Basha.
Rikthimi i tij në skenë është parë si një tentativë për të rimarrë kreun e Partisë Demokratike, por i pyetur nga të rinjtë e Durrësit, Lulzim Basha tha se kjo nuk është fushatë, por kato janë takime për të pasqyruar gjendjen aktuale të vendit.
"Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhashë dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit", tha ai.
Basha e ka edhe një përgjigje nëse ka gati një plan për ringritjen e Partisë Demokratike.
"Si mund të ngjitet? S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. Edhe sikur të kishte ngjitje mekanike kjo nuk na bën fitues, duhet të bashkohemi rreth vlerave, kushdo që e kupton të vërtetën, një instrument për të ndryshuar Shqipërinë, do bëhet me ne. Ne duhet të ejmi të bindur që çfarë është mirë për Shqipërinë, është edhe për PD", tha Basha.
Basha nuk bëri të ditur nëse do të garoj sërish për kreun e Partisë Demokratike, një gjë të tillë pritet ta saktësojë vetëm pasi gara për PD-në e copëtuar të hapet.
Lulzim Basha u pyet nga të rinjtë në Durrës, nëse do të rikandidojë për kreun e Partisë demokratike, Në përgjigjen e tij ndaj të rinjve, Basha tha se kjo nuk është fushatë, por janë takime për të pasqyruar gjendjen aktuale të vendit.
“Të garantoj se kjo nuk është fushata. Kur të nisë fushata, do ta them. Kjo është fushatë për gjendjen politike të vendit pas 14 majit. Nuk më pëlqen që pas 14 majit ka vetëm qetësi. Kam kafshuar gjuhën edhe kur hidhnin baltë ndaj meje. Dhashë dorëheqjen për t’i dhënë një shans bashkimit.
Njerëzit pyesin a ka vizion, a ka shpresë? Ndjej përgjegjësi të them që po, ka një rrugë, ka një shpresë. E para, është të kuptojmë që ne nuk jemi pakicë. Numri i atyre që kanë folur me heshtje në 14 maj, është më i madh se numri i atyre që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh i qytetarëve e braktisën 14 majin. Këtu ka vetëm të humbur, edhe ata që e kanë marrë pushtetin e dinë që nuk përfaqësojnë asgjë. As shpresë, as dashuri për vendin. Është për t’i thënë shqiptarëve që ka një rrugë drejt shpresës. 750 mijë shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë në votime presin një plan nga opozita.
Kur të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike, atëherë do t’ju kthej përgjigje”.
Lulzim Basha, në takimin me të rinjtë në Durrës, u pyet se a ka një plan për bashkimin e Partisë Demokratike. Basha tha se nuk ka ngjitje mekanike, por se PD duhet të bashkohet rreth vlerave. Për të ardhur bashkimi, Basha tha se njëherë duhet kuptuar situata në të cilën ndodhet PD-sa, duke thënë se Berisha e mori peng për interesat personale.
“Të shohim se si mund të bashkohemi, duhet të kuptojmë pse u nda. UU ndamë për plaçkë, për interesa personale? U ndamë për bindje, vlera, bindja ime ka qenë dhe mbetet që PD duhet ti rrijë lerave që ka shpallur. Aleanca me perëndimin është e patjetërsueshme, pjesë e aleancës me perëndimin është lufta kundër korrupsionit. Kemi pranuar një standard, kur një nga faktorët më të rëndësishëm të perëndimit, mbajnë një qëndrim ndaj një individë në politikë e mbajmë edhe ne. Na erdhi një moment i papëlqyeshëm kur diçka e tillë ndodhi ndaj liderit tonë. Nuk u nguta ynë t’i thoja ky është standardi.. I kërkova siç i kam kërkuar prej 9 vitesh, me respekt, që të reflektonte për të mirën e familjes së rij politike. Para besim se do ta bënte, kur në fund kjo nuk u bë, mora një vendim për interesin e demokratëve, jo interesin tim. Ka qenë një vendim i vështirë, por siç e provoi edhe 14 maji, ishte i drejtë. Mendoni nëse do ishte tërhequr, do e kishte lënë PD-në të lirë. Sot do kishim kryetarin e bashkisë në Durrës, do kishim një rezultat tjetër nga ai i 14 majit, do kishim një shpresë të madhe nga rezultati që do vinte anë e mbanë Shqipërisë, por nuk e kemi se dikush vuri interesat e tij para. Për problemin e tij personal, ai vendosi të na çojë në këtë rrugë ku jemi. Si mund të ngjitet. S’ka ngjitje mekanike, demokratët duhet të bashkohen rreth vlerave. Edhe sikur të kishte ngjitje mekanike kjo nuk na bën fitues, duhet të bashkohemi rreth vlerave, kushdo që e kupton të vërtetën, një instrument për të ndryshuar Shqipërinë, do bëhet me ne. Ne duhet ë tejmi të bindur që çfarë është mirë për Shqipërinë, është edhe për PD”, tha Basha.
Ik o Bash Brava!
PërgjigjuE kush na qenka vlera rreth se ciles duhet te bashkohen demokratet?! humbameni lul brava apo sali berisha qe i ka sjelle 2 here ne pushtet
PërgjigjuKa marre siguri nga America dhe po teston terrenin, po palluqet nuk jane per politike, por per byrek
PërgjigjuE pam sa e shpetoj vendin kur u mbyll si miu kur e rrethoj Saliu! Keta jane qe te dy te pa bese nuk u dihet ku e kane fillimin dhe ku e kane fundin keta teveqelet e rrugeve!
PërgjigjuSa mire qe erdhe o Republika e Re qe te bashkohemi pas teje, qe te fitojme betejat rresht.
PërgjigjuIk në shpi, se nuk gënjen njeri. Je dru i djegur ti, me të thatin digjet dhe i njomi. Ty të dogji Saliu.
PërgjigjuPD-në e zhduk vetë ti. S'ka pse bën njeri tjetër plane. 7x7=42 Sa të rrojë Saliu ti nuk pi ujë gjëkundi. Je i pashpresë.
Përgjigju