Lulzim Basha tur në vendet e BE
pas Gjermanisë dhe Italisë, në Greqi

Lulzim Basha tur në vendet e BE<br />pas Gjermanisë dhe Italisë, në Greqi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Pas Gjermanisë dhe Italisë, Basha është pritur në Greqi nga drejtues të lartë politike. Kreu i PD u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Nea Demokracia, Kyriakos Mitsotakis.

Më pas ai zhvilloi një takim me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë Kostas Duzinks. Kryetari i Partisë Demokratike u prit dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PASOK,  Andrea Loverdos.

Basha vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie të cilat ndikojnë edhe në lehtësitë dhe përmirësimin e kushteve të bashkëkombasve tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek. Për të shfrytëzuar plotësisht potencialin që ekziston në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke, zoti Basha theksoi se është e rendësishme qe të trajtohen në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë të gjitha çështjet e mbartura dhe të zgjidhen duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian.

Në këtë kuadër, Basha shtroi anullimin e ligjit të luftës, si një çështje zgjidhja e të cilës do të kishte një impakt shumëplanësh pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe.
Në takimet e zhvilluara me drejtues të partive politike dhe me deputetë të komisionit të Jashtëm të parlamentit grek, Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Basha u takua dhe me kryesinë e Partisë Demokratike të Greqisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'