Lumë gjaku në Egjipt, 638 viktima
Obama bën thirrje:Ndalni dhunën

Lumë gjaku në Egjipt, 638 viktima<br />Obama bën thirrje:Ndalni dhunën
KAJRO- Mbetet i lartë tensioni në Kajro. Rreth 3 mijë anëtarë të Vëllazërisë myslimane kanë vendour barrikada të reja në rrugën Ebeid jo shumë larg sheshit Rabaa,përballë xhamisë, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë zgjatur me 30 ditë afatin e paraburgimit për presidentine  rrëzuar Morsi

Një ditë pas përleshjeve në rrugët e Kajros, bilanci i viktimave dhe të plagosurve rritet orë pas ore. Një ditë pas masakrës, sipas Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë numri i viktimave arrrin në 638, nga të cilët 40 janë nga radhët e policisë. Ndërkaq raportohen mbi 3 500 të plagosur. Vëllazëria Myslimane flet  për 4 500 viktima. 

Ditën e sotme raportohen 4 gazetarë të vrarë, një britanik, një arab, dhe dy vendas.

"Rabaa,- sheshi ku qëndruan mbështetësit e ish-Presidentit Mohammad Morsi të cilët u evakuuan dje nga ushtria egjiptiane në Kajro- është Tiananmen-i ynë", shkruan në rrjetin social “Twitter”, zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane, Gehad El-Haddad, duke bërë që ky të jetë titulli i një pjesë të shtypit ndërkombëtar.


OBAMA ANULON STERVITJEN USHTARAKE SHBA-EGJIPT
Pas protestave dhe dhunës së përgjakshme në Egjipt ku mbetën të vrarë 638 persona e u plagosën mijëra të tjerë, presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar stërvitjen e përbashkët ushtarake të parashikuar të zhvillohej mes SHBA-së dhe Egjiptit.

Pas dhunës së ushtruar në Egjipt, Obama ka theksuar se "Qeveria egjiptiane duhet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme".

Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar që t'i jepet fund dhunës në Egjipt dhe të respektohen të drejtat e protestuesve".

POLONIA NUK KA INFORMACION PER 19 TURISTE QE NDODHEN NE EGJIPT
“Për një grup prej 19 turistësh nga Polonia që ndodheshin në Irak nuk ka informacione”, ka raportuar kanali televiziv polak “TVN24”.
 
Ata mendoheshin se ishin larguar nga Aeroporti “Nakb Al” në Gadishullin Sinai, por rrugët nga resorti turistik kanë qenë të bllokuara.
 
Ministria e Jashtme polake paralajmëroi qytetarët e saj që ndodhen në Egjipt për turizëm të jenë të kujdesshëm.
 
 
AUTORITETET EGJIPTINE MBYLLIN KUFIRIN ME RRIPIN E GAZES
Autoritetet egjiptiane kanë mbyllur kufirin Rafah me Rripin e Gazës për një "kohë të pacaktuar" për shkaqe sigurie, pas një dite të dhunës vdekjeprurëse në mbarë vendin.
 
Qindra udhëtarë palestinezë mbetën të bllokuar në të dy anët e kalimit, i vetmi kalim në territorin e pakontrolluar nga grupi palestinez i Hamasit.
 
Masa erdhi si pasojë e trazirave në Egjipt të mërkurën pas një goditje të përgjakshme nga forcat e sigurisë mbi besnikët e presidentit të rrëzuar islamik Mohammad Morsi.

GJAKDERDHJA E EGJIPTIT E KOMENTUAR NGA MEDIAT E HUAJA
Ajo çfarë ka ndodhur në Kajro ditën e mërkurë është komentuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare minutë pas minute. "Përgjakje. Egjipti në kaos" hap artikullin prestigjozja italiane “Corriere della Sera” ku ushtria ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme.

343 të vdekur thonë shifrat zyrtare por sipas Vëllazërisë Myslimane janë 4500 viktima.

Ndërsa gazeta franceze “Le Monde”, shkruan "ajo që po ndodh në Egjipt janë shenjat e rikthimit të regjimit të Hosni Mubarak që u rrëzua nga pushteti në pranverën e 2011-s".

Kurse “BBC-ja” nis artikullin, "Kajro duket e qetë pas sulmit vdekjeprurës të ushtrisë ndaj mbështetësve të Morsit".

“Reuters” komenton se "Vëllazëria Myslimane do të mposhtë grushtin e shtetit të ushtrisë në mënyre paqësore".

Dita e djeshme ka qenë ngjarja më e përgjakshme që ka ndodhur që nga revoltat e revolucionit arab në 2011-ëN dhe ka shokuar gjithë botën.

BAHREINI DHE EMIRATET E BASHKUARA APROVOJNE DHUNEN NE EGJIPT
Nga e kundërta e Perëndimit, Bareini dhe Emiratet e Bashkuara aprovojnë represionin e dhunshëm kundër mbështetësve të presidentit të rrëzuar Muhammed Morsi në Egjipt.

Përmes një komunikate zyrtare, të dy vendet kanë shprehur mbështetjen e tyre për operacionet e policisë dhe të ushtrisë egjiptiane kundër manifestuesve në Egjipt dhe lëshojnë një apel në ribashkimin kombëtar sipas plan veprimit të qeverisë së përkohshme.

KAJRO, ZYRTARET: ESHTE RIVENDOSUR QETESIA
Zyrtarët egjiptianë thonë se në vend është rivendosur qetësia, ndërsa vazhdon të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme për orët e natës, e vendosur pasi policia përdori mjetet e blinduara dhe bulldozerët për të shkatërruar dy kampe protestuesish në Kajro.

Egjipti përjetoi dje ditën më të përgjakshme që prej revolucionit të dy vjet më parë që ishte parashikuar për të sjellë paqe dhe demokraci në Egjipt. 

Autoritetet e qeverisë së përkohshme raportojnë se janë vrarë 278 persona dhe 2 ,000 të tjerë u plagosën, ndërkohë që Vëllazëria Myslimane raporton një shifër prej 2600 të vrarësh. 
Edhe nga ndërkombëtarë erdhën reagime të ashpra ndaj dhunës

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se Egjipti është përballë një momenti kritik.
 
"Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”.  Dhuna u dënua fuqishëm edhe nga Bashkimi Europian.

Presidenti i përkohshëm Adly Mansour ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Dje tanke dhe buldozerë të armatosur hynë në kampet që ishin ngritur jashtë xhamisë Raba al Adaëiya, në lindje të Kajros dhe në Sheshin Nahda në perëndim të kryeqytetit, që tasmë janë boshatisur.

Televizioni shtetëror deklaron 278 persona janë vrarë dhe 2000 janë plagosur, por lëvizja islamiste “Vëllazëria Myslimane” thotë se viktimat janë disa qindra.
Në mesin e viktimave janë civilë përfshirë edhe gra, si dhe 3 gazetarë e 43 agjentë të sigurisë. 

Gazetarët raportojnë për një bilanc lufte ku shifrat ndryshojnë në çdo kamp, qytete dhe fraksione. Të dhëna për një gjakderdhje masive dolën nga kampet e protestuesve, ndërsa raportohen se të plagosurit po trajtoheshin pranë të vdekurve në tenda spitalore.

Gjendja e jashtëzakonshme që filloi në 16:00 me orën lokale do të zgjasë për një muaj ku qytetarëve u ndalet të dalin nga shtëpia nga ora 19 deri në orën 06:00.

Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme.

Redaksia online 
(l.ç/e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini