'Lumenj' kokaine nga Belgjika në Itali, cilët janë shqiptarët pjesë e bandës kriminale (EMRAT)

'Lumenj' kokaine nga Belgjika në Itali, cilët janë shqiptarët pjesë e bandës kriminale (EMRAT)

Kokaina e futur në kavanoz

ITALI- 4 shqiptarët e përfshirë në tregun e kokainës nga Belgjika të fshehura brenda kavanozëve të groposur plot me drogë dhe oriz kanë dalë para gjykatës.

Sipas medias italiane, banda e trafikantëve të drogës u arrestua në kuadër të operacionit “Underground” i zhvilluar në Romë më 13 qershor 2019.

Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, banues në Viterbo, Fatjon Sopi, 29 vjeç, me banim në Canepina; bashkatdhetari i tij Mario Kelmendi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Canepina si dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç, banues në Terni. Vetëm njëri prej tyre është pyetur gjatë seancës dëgjimore, ndërsa procesi u bllokua për shkak të pandemisë së koronavirusit. U pyet 29-vjeçari Fatjon Sopi, i arratisur nga Italia në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.

Sipas hetuesve, Sopi kishte marrë pjesë në organizatë kur ishte vetëm 20 vjeç në vitin 2012 dhe kishte si detyrë shitjen e drogës tek klientët. Që në vitin 2018, të akuzuarit ishin transferuar në Gjermani, ku ai punoi.

I lokalizuar dhe arrestuar nga policia gjermane, ai u ekstradua në Itali në gusht të vitit të kaluar. Avokati thotë se ai donte të vinte në Itali për t’u mbrojtur. Familja e tij ka jetuar në shtetin fqinj për tridhjetë vjet, ndërsa i riu ka studiuar dhe është diplomuar në Viterbo, ka nënshtetësi italiane dhe ishte përfshirë në rrjet për shkak të problemeve familjare.

“Ai bleu kokainën aty ku ndodhej, për përdorim personal. Pastaj disa vjet më parë ai vendosi të shpërngulej, duke gjetur punë në një kompani të madhe gjermane”, tha avokati, duke kërkuar arrest shtëpie për të.

Rudenc Medolli

Gjykatësi e shtyu gjyqin më 9 shtator për dënimin. Cuni, Kelmendi, Medolli dhe Sopi do të përfitojnë me uljen e një të tretës së masës së burgimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pranuar nga gjykata. I dyshuari tjetër që kishte provuar të arratisej jashtë vendit, në Spanjë, është Erjion Collaku, 38 vjeç, gjithashtu i arrestuar me udhëzimet e policisë.

Ai u ndalua në aeroportin e Barcelonës, me një urdhër arresti evropian, ndërsa u përpoq të shpëtonte. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës në segmentin Bruksel-Viterbo. Zona e Viterbos u përfshi nga një saasi e madhe kokaine midis marsit dhe korrikut 2016, gjë që do të demonstronte aftësinë e bandës, e cila u godit vitin e kaluar, nga Viterbo te Montefiascone, Vitorchiano, Sutri, Valentano, Vignanello, Vallerano, Caprarola, Canepina, Orte.

Armand Cuni, 45-vjeçari shqiptar banues në Viterbo, konsiderohet si një nga drejtuesit e bandës, i tradhtuar nga një maqedonas që e rrahu rëndë për një borxh, denoncimi i të cilit e çoi në burg. Pjesë e bandës është edhe 45-vjeçari Bledar Shtembari me vendbanim në Viterbo, i quajtur shkurt Bledi, i burgosur për një akuzë tjetër në burgun e Frosinone.

Pamje nga kokaina e sekuestruar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it