Lumi Gjanica del nga shtrati
përmbyten lagjet periferike në Fier 

Lumi Gjanica del nga shtrati<br />përmbyten lagjet periferike në Fier 
Teksa reshjet e dëborës po krijojnë probleme në verilindje dhe juglindje të vendit, jo më pak probleme kanë shkaktuar edhe reshjet e shiut.

Kritike situata është në qytetin e Fierit, ku si pasojë reshjeve intensive të shiut lumi Gjanica ka dalë nga shtrati.

Kjo ka bërë që uji të vërshojë drejt zonave periferikë të qytetit, ndërsa nuk ka kursyer as katet e para të disa shtëpive dhe bizneseve.

Pamjet e fokusuara nga kamera televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregojnë qartë për situatën e post përmbytjeve.

Ndërkohë në përkeqësimin e situatës ka ndikuar edhe mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Sakaq e njëjta problematikë është paraqitur edhe në disa qytete të vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki