Lumi i Rrajcës në Përrenjas
shpallet pjesë e UNESCO-s

Lumi i Rrajcës në Përrenjas<br />shpallet pjesë e UNESCO-s
Komiteti i Trashëgimisë Botërore, UNESCO, ka vendosur që të përfshijë në listën e Trashëgimisë Botërore dy pyje të vjetra të Ahut, shumë të rëndësishme të Shqipërisë: Lumin e Gashit në Tropojë dhe Rrajcën në Përrenjas.

Siç bëhet e ditur nga ekspertët e fushës, vendimi është marrë në mbledhjen e këtij komiteti vetëm një ditë më parë, pas një pune të gjatë dhe propozimit të bërë, për të qenë pjesë e trashëgimisë botërore.

Besnik Hallaçi, drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Kukës, thotë se, vendi ynë që nga kjo ditë i bashkohet listës së vendeve të tjera nga bota që përfaqësohen me vlerat e tyre në trashëgiminë botërore.

“Me datën 7 korrik 2017, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në Krakovë – Poloni, miratoi zgjerimin e zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica, L.) me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s,. Lumin e Gashit (Tropojë) dhe Rrajca (Përrenjas)”, thotë Hallaçi.

Sipas tij, me këtë vendim të marrë Shqipërisë i shtohen përgjegjësi, për mirëmenaxhimin e kësaj trashëgimie.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe i gëzueshëm. Por në të njëjtën kohë na rriten edhe përgjegjësitë e detyrimet për të mirëmenaxhuar këtë trashëgimi”, thotë Hallaçi.

Këto zona përfaqësojnë aktualisht ‘ishujt’ e fundit me pyje natyrorë që kanë mbetur në vend, por pritet që edhe tre zona të tjera të kenë të njëjtin status.

Për propozimin e bërë ndaj UNESCO-s ka punuar një grup pune, ku janë përfshirë ekspertë të Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe eskpertë të tjerë të fushës.
rrajca

rrajca
(Lugina e Lumit të Rrajcës)

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur