Samoa – Dy vajza të moshës 12 vjeç dhe 5 vjeç humbën jetën pasi autobusi ku ato udhëtonin u rrëzua në ujërat e fuqishme të përmbytjeve që kishin përfshirë vendin. Nga përmbysja e autobusit, disa të tjerë u dërguan në spital me lëndime serioze.
Këtë gjë e konfirmon edhe një mjek i spitalit, i cili shtoi se ende nuk e dinë me saktësi sa persona janë dërguar në spital, pasi dyshohet se disa prej pasagjerëve mund të kenë humbur në rrjedhat e fuqishme të përmbytjeve. Gjithsesi, deri tani nuk është raportuar për asnjë të zhdukur.
Tragjedia ndodhi kur autobusi ishte duke udhëtuar për në Salelologa për të kapur tragetin. Policia është ende duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Samoa është një ishull, i cili ka kryeqytet Apia-n dhe që fitoi pavarësinë nga Zelanda e Re në vitin 1962.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com