Lumi që vret gjithçka që hyn në të,
cili është shpjegimi i shkencës?
Tingëllon si një legjendë, por ky lumi është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta. Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme
Tingëllon si një legjendë, por ky lumi është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta. Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme.
Ai mblodhi një ekip të shkencëtarëve dhe duke studiuar hartat gjeti një numër të madh të puseve gjeotermike, shkruan National Geographic.
Edhe pse anëtarët e tjerë të profesionit të tij tentuan të injorojnë ekspeditën, duke e quajtur të çmendur, Ruzo vendosi të zgjidhë misterin dhe udhëtoi në xhungël.
Kur ai më në fund gjeti lumi mistik, gjëja e parë që zbuloi ishte, se edhe pse ishte i nxehtë, uji i lumit nuk ishte përvëlues. Temperatura e matur doli të jetë rreth 93 gradë Celsius, me disa ndryshime në kohë të ndryshme të ditës.
Kjo temperaturë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e çdo krijese që hyn në të dhe për t’u bërë pjesë e frikës së njerëzve të izoluar që jetojnë së bashku me të.
Pse lumi është kaq i nxehtë? Një teori sugjeron se temperatura e tij mund të jetë nga vullkani, përkatësisht rezultat i flukseve të mëparshme të pavërejtura të magmës. Hipoteza e dytë thotë se temperatura është rezultat i një katastrofe – një reaksion zinxhir nën tokë, të cilin e ka shkaktuar ndonjëra nga kompanitë e naftës.
Megjithatë, e fundit është konsideruar shumë më pak e besueshme, pasi të dhënat për lumin ekzistojnë për disa qindra vjet.
I vetmi opsion tjetër i zbatueshëm që nuk ka të bëjë me karakteristika vullkanike është, se uji në aty vjen nga thellësitë e tokës, ku temperatura e ujit është jashtëzakonisht e lartë, por shkencëtarët thjesht nuk mund të jenë të sigurt, se çfarë fshihet prapa këtij fenomeni mbresëlënës dhe shumë të rrezikshëm.
e.gj/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3527
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04