TIRANE- Lumi Radika ka qenë një prej çështjeve për të cilat kanë diskutuar sot kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi, në një drekë pune që ky I fundit ka pasur në Tiranë.
Meta theksoi se “shqetësimet e qytetarëve dhe të grupimeve të shoqërisë civile duhen dëgjuar, në mënyrë që çdo plan apo projekt në rajonin tonë në të ardhmen të ndërmerret përmes gjithëpërfshirjes dhe në interes të ndërsjellë të të dy vendeve fqinje dhe mbi të gjitha në të mirë të komuniteteve”.
Ata biseduan edhe rreth zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në vendin fqinj.
Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni. Sipas tij, “ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Në këtë kuadër, Meta shprehu vlerësimin “për kontributin e PDSH në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Kryetari i PDSH, Thaçi pasi e njohu Kryetarin e Kuvendit, Meta mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Maqedoni, shprehu vlerësimin e tij “për vëmendjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe”.
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com