Lumi Radika, Rama në Kuvend: Nuk
ka projekt, opozita po e manipulon

Lumi Radika, Rama në Kuvend: Nuk<br />ka projekt, opozita po e manipulon
TIRANË- Devijimi i lumit Radika dhe projekti i Maqedonisë për të ndërtuar një Hidrocentral në Fushën e Lukovës, ka ndezur debate të shumta dhe në Shqipëri. Duke folur në seancën e parlamentit kryeministri Edi Rama tha se, nuk ekziston ndonjë projekt për këtë dhe akuzoi opozitën se po manipulon politikisht.
 
"Fqinjëve, këta me një të rënë të lapsit i dhanë një copë det Shqipërie. Sot janë shumë qesharakë. Si nuk i vjen turp që mundohen çdo ditë të fusin xixa mes shqiptarëve, duke u sjellë si mos më keq me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni, të cilët e kanë përsëritur se nuk ka asnjë shans të përparojë në dëm të Dibrës së Madhe”, deklaroi Rama.
 
Sipas kryeministrit, “na dinë si veten e tyre që nuk deshën t’ia dinin për asgjë, kur firmosën kufirin e gabuar, të marrosur në gostinë e tyre orgjiake të pushtetit. Vazhdojnë me të tyren, se projekti është financuar nga Banka Botërore. Madje plaku thotë se projekti ka nisur, ashtu siç thoshte: Janë këtu armët kimike. Nuk ka projekt.  Projekt në këtë rast për çdo njeri që kupton,  nuk quhet ideja apo skicë- ideja e një qeverie tjetër, por projekt zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë”.
 
“Ne nuk kemi të tillë, as qeveria e Maqedonisë e as Banka Botërore nuk e ka financuar një projekt të tillë. As bëhet fjalë të financojë Banka Botërore e asnjë institucion ndërkombëtar pa miratimin e qeverisë shqiptare dhe në kundërshtim me marrëveshje e traktate ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Rama, ndërsa ka kujtuar edhe idenë e Berishës për centralin bërthamor në Shkodër”, theksoi kryeministri Rama në fjalën e tij.
 
 “Po centralin bërthamor në Shkodër, e mbani mend?”, ka sjellë ndërmend ironikisht kreu i qeverisë. Opozita është bërë njësh me baltën e rrenave. Ndjek ende luftën e denigrimit. Ka frikë nga kthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës. Kujton se populli do i ndjekë në rrugë. Me ikjen e tyre nga qeveria, vdiq koha kur qeveria e këtij vendi tradhëtonte shqiptarët e bënte pazare, si e ku të mundte me interesat e shqiptarëve. Iku koha e turpshme e kontrabandës së naftës. Iku koha e turpshme e marrjes së kufijve duke hapur sherre të panevojshme me fiqnjët”, deklaroi Rama në Kuvend.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj

Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj