Lumi Radika, Rama nesër takim
me dy ministra të Maqedonisë

Lumi Radika, Rama nesër takim<br />me dy ministra të Maqedonisë
TIRANË - Devijimi i lumit Radika do të sjellë në Tiranë, dy ministra të Maqedonisë, të cilët do të takohen me kryeminstrin Edi Rama.

Burime nga kryeministria kanë bërë të ditur se, Rama nesër do të zhvillojë një takim me dy ministrat të Maqedonisë, Valon Saraçinin dhe Abdylaqim Ademin. Takimi do të zhvillohet në praninë e ministrave Damina Gjiknuri, Lefter Koka dhe Ditmir Bushati.

Valon Saraçini është Ministër i Ekonomisë ndërsa, Abdylaqim Ademi, Ministër i Mjedisit Jetësor e Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Maqedonisë.

Temë e takimit të tyre, do të jetë projekti i qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e fushës së Lukovës, duke devijuar edhe lumin Radika. Ky projekt kundërtshtohet nga banorët e Dibrës së Madhe në Maqedonisë dhe banorët shqiptarë në në Dibër.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës