Lumturi për çiftet, por si do t'i keni punët me buxhetin? Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Lumturi për çiftet, por si do t'i keni punët me buxhetin? Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Dashi

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e tensionuar gjate kësaj dite. Do kërkoni te impononi mendimet tuaja dhe nuk do i pranoni propozimet qe do ju bëje ai qe keni ne krah. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë për ta afruar personin e tyre te ëndrrave dhe do mbeten ende vetëm. Marsi do mundohet t’iu vendose ekuilibrin ne planin financiar megjithatë situata ende nuk do jete ashtu si duhet.

Demi

Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e shkëlqyer sot. Do jeni mjaft bashkëpunues me partnerin dhe do mendoni me shume për një te ardhme se bashku. Për beqaret nuk do shfaqen mundësi te shumta, megjithatë dita nuk do jete e mërzitshme. Ne planin financiar me mire merrni disa masa strikte sot ne mënyrë qe e nesërmja te jete me e qëndrueshme.

Binjaket

Ju te dashuruarit do kaloni ne një etape shume me te bukur gjate kësaj dite dhe do e dashuroni me shume jetën. Çdo moment do jete emocionues. Beqaret do kenë me shume besim tek sharmi qe zotërojnë dhe do arrijnë te joshin disa persona njëherësh. Me financat do dini mire si te silleni. Do e keni te lehte t’i menaxhoni te ardhurat dhe nuk do kaloni vështirësi.

Gaforrja

Marsi do jete planeti me i favorshëm për sektorin e dashurisë dhe do ju beje qe te përjetoni ndjesi si asnjëherë me pare. Do ndiheni te plotësuar si asnjëherë me pare. Beqaret me ne fund do mund te fillojnë një lidhje sekrete, por mjaft interesante. Buxhetin do duhet te keni edhe me shume nen kontroll ne mënyrë qe te mos keni asnjë lloj tronditjeje.

Luani

Dite e kontrastuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Keni bere shume gabime se fundmi dhe partneri nuk do ju toleroje. Beqaret do ndihmohen nga Jupiteri dhe di mund te realizojnë takime interesante. Personat qe do ju afrohen do jene te mençur e te qete. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është qe çdo shpenzim ta kryeni me kujdes.

Virgjeresha

Çiftet qe kane shume kohe bashke do jene me te frymëzuar gjate kësaj dite dhe do arrijnë ta bëjnë atmosferën emocionuese. Çdo moment do jete i veçantë dhe i mbushur me bashkëpunim. Beqaret do kenë një dite te favorshme për flirte, por vetëm kaq. Me financat mundohuni te jeni sa me vigjilente qe te mundeni. Po u treguat te pamatur keni për te pasur probleme.

Peshorja

Ne çift nuk do i duroni me detyrimet dhe kërkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nëse largoheni shume nga ai do e keni te vështirë t’i rregulloni gjerat. Beqaret nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu bëhen pa hezituar fare. Me e rëndësishme për ju është te përjetoni kënaqësi. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Situata financiare do jete e paqëndrueshme

Akrepi
Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin për gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!

Shigjetari

Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do bashkëpunoni me partnerin dhe do e bëni jetën tuaj me te lumtur. Kujdes vetëm nga skenat e xhelozisë te cilat mund te prishin gjithçka. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm. Mos u bëni impulsive dhe kontrollojini emocionet. Me financat mos kërkoni te bëheni menjëherë te pasur. Hidhini hapat dalëngadalë dhe do ia arrini.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me tepër me njeri tjetrin. Dëshirat romaneske te beqareve do fillojnë te konkretizohen. Do iu jepen mundësi për njohje te reja. Përfitoni sa me shume! Për sa i përket situatës financiare, fale taktikes dhe delikatesës qe iu rrethon, do mund te kaloni çdo problem.

Ujori

Dite mjaft energjike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne tërësi emocionet do jene te forta dhe mund te merren vendime te rëndësishme për te ardhmen. Beqaret do bëjnë mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse sot nuk është momenti me i përshtatshëm. Për financat do jete një dite me shume fat dhe arritje. Do ndiheni te qete ne çdo moment.

Peshqit

Dielli do ju sjelle lumturinë ne çift gjate kësaj dite. Ai do iu nxite te përmirësoni marrëdhënien tuaj me partnerin dhe te ndiheni me te qete. Nëse zemra juaj është e vetmuar, bashkëpunimi i planetëve me njeri-tjetrin do iu sjelle takime mjaft interesante. Ku i dihet, ndonjëri mund te shkoje edhe deri ne martese. Sot do bëni një pune e cila do iu sjelle mjaft fitime. Hiqini ato mënjanë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston