Lumturimi i Nënë Terezës, arbëreshët
ekspozojnë traditat në Milano

Lumturimi i Nënë Terezës, arbëreshët<br />ekspozojnë traditat në Milano
Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, më 19 Tetor, përkon me Ditën e Shqipërisë në EXPO 2015 në Milano. “Përmes një grupi artistësh arbëreshë që do të përcjellin dëshmi të gjalla të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës arbëreshe, një prej komuniteteve më aktive arbëreshë në Itali, “Kamastra”, nën përkujdesin e Fernanda Pugliese, do të performojnë në këtë ditë të veçantë përbashkuese për mbarë shqiptarinë”, shprehen organizatorët.

Aktivitetet do të vijojnë me pjesë letrare, të shkëputura nga Revista Kamastra dhe romanet e shkrimtares dhe studiueses arbëreshe Fernanda Pugliese të botuara në Milano. Do të bëhet edhe prezantimi i Fjalorit të ri të Gjuhës së folur Arbëreshe, nga autoret Prof. Fernanda Pugliese dhe Prof. Giovanni Agresti, i Univeristetit të Teramos.

Një tjetër koncert është ai i Trios Arbëreshe me Antonella Pelillin, një nga zërat më të spikatur e përçues të kulturës arbereshe në Montecilfone. Antonella është përzgjedhur për të kënduar gjatë vizitës së Papa Franceskut në Molise, këngën e dirigjuar nga Maestro Fio Zanotti.

Ajo falë zërit të saj përcjell në një mënyrë moderne këngën arbëreshe. Ndërsa Pasquale Capobianco, kitarist, kompozitor, fitues i “Napoli Film” kolazhit të zërave artistik arbëresh, do t’i bashkohet edhe Max Fuschetto, një kompozitor italian dhe multiinstrumentist.

“Trëndafilat e Arbit ” është titulli i këngës së regjistruar në bashkëpunim me kantautorin Andrea Chimenti, titull që do të jetë dhe logo e eventit në këtë ditë të shënuar. 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera