Gjatë një konference për mediat të mbajtur sot në Bruksel, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, vlerëson se rifillimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës solli rezultate zhgënjyese.
Lunaçek kërkon që para se të vendoset statusi kandidat për Serbinë, shtetet anëtare të BE-së duhet të shohin arritjet.
"Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga parimet e BE-së. Unë i bëj thirrje Këshillit të BE-së dhe krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët më 9 dhjetor do të vendosin për statusin e kandidatit, për Serbinë, të shohin nëse janë zbatuar marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut. Disa prej tyre mund të zbatohen ende deri në atë datë. Tani çdo gjë është në duart e Serbisë, autoriteteve serbe dhe të zotit Tadiç” tha Lunacek.
/Shqiptarja.com