Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim një person për prerje të paligjshme të pishave në Lurë. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Policinë Pyjore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë konstatuar një person që ishte duke prerë disa pisha në një zonë jo të mbrojtur në fshatin Gurelurë.

Policia Pyjore konstatoi në këtë vend 7 pisha të prera dhe të ndara në trupa, gjithësej 2.1 m3(metër kub).

Nga veprimet e para hetimore si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se këto pisha i ka prerë  A.H, i cili porsa ka parë se në drejtim të tij po shkonte policia është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Autori është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.
diber
diber
diber

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com