LUSHNJE- Vihet në pranga autori i vrasjes së dyfishtë që ndodhi një javë më parë në Toshkëz të Lushnjës. Uniformat blu të Lushnjës kanë vënë ën pranga 23 vjecarin Erjon Cjapi. Burime të policisë bëjnë me dije se në momentin e arrestimit 23 vjecari ka tentuar të vetëhelmohet.

23 vjecari ekzekutoi me armë zjarri rreth nëj javë më parë 27 vjecaren, Rajmonda Sota, dhe 24 vjecarin Marsel Cani. Vrasja e dyfishtë ndodhi në një lokal të fshatit Toshkez. Hetimet e deritanishme tregojnë se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.