Arrestohet në Lushnjë 30-vjeccari Olsi Lika, pasi u kap me 409 gram lëndë narkotike. Prangosja e të riut ka ndodhur gjate nje operacioni antidroge të koduar “Lavazho”, ku Lika u kap në flagrancë me sasinë e canabisit, në lokalin e tij.

Sipas policisë, sasia e drogës ishte e ndarë në tre pjesë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë nën akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.