Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 37-vjeçarin Besnik Sharka, pasi ai ka dhunuar xhaxhain e tij për motive të dobëta.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se kanë qenë komshinjtë e të moshuarit që kanë njoftuar policinë, të cilat kanë bërë më pas të mundur arrestimin e Sharkës.

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kurrizit xhaxhait të tij, B.Sh, 72 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnje. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)