Lushnjë, Rama: Kujtoni 44 dhe
votoni 29, t'i japim fund rrënimit

Lushnjë, Rama: Kujtoni 44 dhe<br />votoni 29, t'i japim fund rrënimit
LUSHNJE- Partia Socialiste prezanton kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit në qytetin e Lushnjës. Kreu i PS, Edi Rama, është shprehur entuziast për numrin e madh të qytetarëve që kishin mbushur sheshin e qytetit. Sipas Ramës kjo prani e lartë e qytetarëve në shesh tregon se ata e kanë bërë tashmë zgjidhjen e tyre, pasi deri më tani kanë vuajtur pasojat e një qeverisje të gabuar.
 
“Ne nuk ju premtojmë parajsën, por jemi të bindur se në 4 vjet do të bëjmë gjëra që deri më tani këtij populli i janë bërë të pamundura. Ne do të punojmë për një sistemin shëndetësor falas”, tha Rama.
 
“Sot kam një amanet për ju nga një miku im i vjetër, veteran i luftës i cili më mori në telefon dhe më tha kur të shkosh në Lushnje, thuaju, kujtoni 44 votoni 29. E pra, qytetarë, fermerë, mes rrënimit e Rilindjes ka vetëm një adresë, PS nr. 29. Kanë mbetur edhe 10 ditë nga dita kur ju do të jepni votën tuaj. Merrni me vete dhe dikë tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar, pasi nuk ka lëkundje mes rrënimit dhe rilindjes, mes taksës së sheshtë dhe taksimit të ndershëm, mes papunësisë dhe punësimit”, tha Rama.
 
BRACE: BEHUNI BASHKE DHE MUNDENI ME VOTE BERISHEN
 
Kandidati Erion Braçe i bëri thirrje lushnjarëve të bashkohen në 23 qershor dhe të votojnë Partinë Socialiste në numrin 29, në mënyrë që të mundin me votë Sali Berishën.
 
“Lushnja është e para që i tha shporru Sali Berishës. Mos u ndalni. Ju e udhëhoqët Shqipërinë 17 vjet me parë ndaj rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti dhe ju duhet të udhëhiqni sërish Shqipërinë për të hequr Sali Berishën nga pushteti. Bëhuni bashkë dhe mundeni me votë Sali Berishën. Vetëm ju dhe fuqia juaj e ndal Sali Berishën”, tha Braçe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)