Lushnja në Superiore, bashkia e FSHF
rikonstruksion total stadiumit

Lushnja në Superiore, bashkia e FSHF<br />rikonstruksion total stadiumit
Federata Shqiptare e Futbollit në një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Lushnjes kanë nisur menjëherë kontaktet dhe punën për pjesën kryesore të infrastrukturës, atë të rikonstruksionit të stadiumit, tashmë që skuadra do të jetë sërish pjesë e Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018.
 
Impianti "Roza Haxhiu" do ti nënshtrohet shumë shpejt një rikonstruksioni që ka të bëjë me disa anekse të tij si: Rregullimi i ambienteve të brendshme, dhomat e zhveshjeve, zonën e medias dhe në rrethimin e jashtëm.
 
Kjo pjesë, sipas takimit të sotëm në Bashkinë e Lushnjes mes një delegacioni të FSHF-së dhe Kryetarit te Bashkisë Fatos Tushe, do të merret përsipër dhe do të mbulohet nga vetë Bashkia dhe klubi.
 
Ndërsa nga ana e saj, FSHF do të marrë përsipër furnizimin dhe instalimin e fushës me bar natyral, investim ky qe kap vleren e 50.000 eurove. Këtu FSHF do të ndërhyje menjëherë në një kohë që Bashkia do të prekë dhe do të realizojë meremetimet në ambjentet e brëndshme.
 
Punimet pritet që të nisin sa me shpejt brenda muajit në mënyrë që te arrihen afatet kohore, që Lushnja të nisë ndeshjet e sezonit të ri të Kategorisë Superiore në fushen e saj, e cila do ti nënshtrohet tërësisht rikonstruksionit të plotë.
 
FSHF dhe Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe në këtë takim përcaktuan edhe programin e detajuar të ketij rikonstruksioni të stadiumit për të nisur sa me parë nga puna.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'