LUSHNJË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnjë, ku një 17-vjeçar ka përplasur një të mitur. Adoleshenti ka qenë duke drejtuar një motor dhe ka humbur kontrollin e tij , duke përplasur 6-vjeçaren.
E vogla ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa 17-vjeçari është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.