Lushnjë/ 25-vjeçari humbi jetën pasi mbeti i bllokuar më shumë se një orë në autobot, arrestohet drejtuesi i zetorit

Lushnjë/ 25-vjeçari humbi jetën pasi mbeti i bllokuar më shumë se një orë në autobot, arrestohet drejtuesi i zetorit

Autoboti i aksidentuar në Lushnje

Lushnjë-Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi ditën e djeshme(10 tetor 2024) në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës.

Autoboti me karburant që drejtohej nga 25-vjeçari, Petro Piti u përplas me një zetor. Fatkeqësisht i riu nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë sot blutë kanë njoftuar se kanë arrestuar drejtuesin e zetorit 41-vjeçarin. Edhe pse testi që kreu për alkoolin doli i pastër ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin "Lushnjë-Berat", ku si pasojë e përplasjes së një mjeti bujqësor me një autobot të ngarkuar me lëndë hidrokarbure, humbi jetën drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P., 25 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin: 

A. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë.

Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi A. T. rezultoi në masën 0.00 mg/l.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani

Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani